Një lajm i mirë vjen nga shkencëtarët e Tübingen-it në Gjermani. Në këto kohë krizash nga përhapja e virusit Covid-19, ku janë infektuar në të gjithë botën 200 mijë persona, doktorët gjermanë nga Tübingeni kërkojnë të testojnë medikamentin Chloroquin, shkruan focus.de, përcjell foldrejt.com.
Drejtori Peter Kremsner bëri të ditën të mërkurën (sot) se prej javës tjetër do fillojnë testimet.
Sipas Kremsner Chloroquin përdoret prej kohësh kundër malarias, por ka qenë e efektshme edhe kundër shumë virozave tjera – si kundër Sars.
Por nuk duhet të jemi shumë entuziastë, “pasi ky medikament mund të jetë i padobishëm, bile edhe i dëmshëm,” tha më tutje Kremsner.
Këto lajme vijnë në të njëjtën kohë kur studiesit holandezë të Utrehtit dhe Roterdamit gjithashtu kanë zbuluar një antitrup që mund të kurojë me sukses pacientët me sëmundjen. Kjo mund të bëjë që vaksina të jetë gati shumë më shpejt nga sa ishte menduar. Një numër kompanish të njohura në çdo vend të botës është në garë të ethshme për të gjetur vaksinën dhe kurën, dhe testimet e para janë pozitive.
Në një tjetër zhvillim pozitiv, një bebe e porsalindur në Angli, e cila u bë pacientja më e re në botë me koronavirus, duket se ia ka dalë. Mirror raporton se ajo e ka mposhtur virusin. Kujtojmë këtu se një javë më parë, një 103-vjeçare në Kinë u kurua nga sëmundja. Edhe në Indi është shëruar pacienti i parë me koronavirus.