Hulumtimi i ri zbulon se 50 për qind e pacientëve kardiakë kanë një simptomë një ditë para një ataku në zemër. Sipas shkencëtarëve në Institutin e Zemrës Smidt në Qendrën Cedars-Sinai në Los Anxhelos, gratë dhe burrat shpesh përjetojnë një shenjë paralajmëruese të një krize shëndetësore të afërt dhe ndonjëherë fatale.
Gratë kryesisht përjetojnë gulçim, ndërsa meshkujt ndjejnë dhimbje gjoksi, sipas studiuesve që publikuan gjetjet e tyre në revistën Lancet Digital Health. Shenja të tjera paralajmëruese më pak të zakonshme të ndjera nga të dy gjinitë përfshijnë konvulsione dhe djersitje jonormale, përcjell Fol Drejt.
“Kjo njohuri mund të çojë në ndërhyrjen e hershme dhe parandalimin e vdekjes. Zbulimi ynë mund të çojë në një paradigmë të re për parandalimin e vdekjes së papritur kardiake”, tha autori kryesor i studimit, Summet Chung .
Hulumtimi përdori të dhëna nga dy studime të arresteve kardiake në Kaliforni dhe Oregon, të cilat përfshinin pacientë të moshës 18 deri në 65 vjeç. Studiuesit shikuan gjithashtu njerëz që kishin simptoma të ngjashme, por nuk u ndalën në arrest kardiak.
“Pacientët që vërejnë një shenjë paralajmëruese dhe thërrasin një ambulancë përpara se të rrëzohen për shkak të arrestit të papritur kardiak, kanë pesë herë më shumë gjasa të mbijetojnë”, thanë shkencëtarët.
/FolDrejt/