Shkencëtarët nga Universiteti Northwestern në SHBA po kryejnë një eksperiment me anë të të cilit papagallët e përkëdhelur mund të bëjnë video thirrje dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojnë këta zogj të përballojnë vetminë, pothuajse plotësisht pa ndihmën e njerëzve.
Sipas El Pais, papagajtë në robëri, më së shpeshti si kafshë shtëpiake, janë vetëm, në rastin më të mirë në çift, ndërsa për nga natyra ata janë një specie jashtëzakonisht shoqërore, që kërkojnë tufa shoqëruesish dhe zotërojnë një inteligjencë të jashtëzakonshme që kërkon stimulim për t’u argëtuar dhe për t’i shpëtuar mërzitjes.
Izolimi tek papagajtë shkakton stres emocional apo edhe çrregullime psikologjike, të cilat manifestohen me vetëdëmtim, shkuljen e puplave apo lëvizje rrethore në skajet e kafazit./FolDrejt/