Një analizë e re e materialit gjenetik e mbledhur nga janari deri në mars 2020 në një treg ushqimesh deti në Wuhan, Kinë, ka gjetur ADN-në e kafshëve në mostrat tashmë të njohura si rezultat pozitiv për SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton Covid-19, njofton CNN.
Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë sot se një sasi e konsiderueshme e asaj ADN-je duket se i përket kafshëve të njohura si qen rakun, të cilët dihej se shiteshin në treg.
Lidhja me qentë rakun doli në dritë pasi studiuesit kinezë ndanë sekuenca të papërpunuara gjenetike të marra nga mostrat e shtupës të mbledhura nga tregu në fillim të pandemisë./FolDrejt/