Temperatura mesatare e sipërfaqes së oqeaneve botërore arriti në 21.1 gradë në fillim të prillit, që është më e larta në histori që nga fillimi i regjistrimit satelitor.
Agjencia Kombëtare Amerikane e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka publikuar të dhëna nga të cilat rezulton se është thyer rekordi i mëparshëm nga viti 2016, kur temperatura e oqeanit në këtë kohë të vitit ishte 21 gradë, transmeton Guardian.
“Trajektorja aktuale e rritjes së temperaturës së oqeanit po thyen të gjitha rekordet e mëparshme dhe shifrat duket se do të rriten edhe më shumë”, tha profesori klimatolog i Universitetit të Uellsit të Ri Jugor, Matthew England./FolDrejt/