Shkencëtarët kanë transplantuar me sukses qelizat e trurit të njeriut tek minjtë – një veprim që mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë sëmundjet si epilepsia, shkruan The Sun, përcjell Fol Drejt.
Nervat e rritur në laborator u implantuan tek minjtë dy ose tre ditësh.
Ndryshe nga përpjekjet e kaluara tek minjtë e rritur, qelizat u përthithen shpejt dhe përbënin një të tretën e trurit pas gjashtë muajsh, duke u bërë pjesë e marrjes së vendimeve dhe reagimeve fizike të minjve.
Autori kryesor Prof Sergiu Paca i Universitetit të Stanfordit, SHBA, tha: “Këto gjetje mund të përmirësojnë aftësinë tonë për të prodhuar modele realiste të sëmundjeve njerëzore”.
Eksperti austriak Dr Jürgen Knoblich shtoi: “Truri i njeriut është shtëpia e disa prej sëmundjeve më të tmerrshme dhe ne nuk e kuptojmë atë shumë mirë.
“Këto gjetje mund të kenë një ndikim në kërkimin e sëmundjeve neurologjike si epilepsia ose autizmi.”
Prova nuk i lejoi krijesat të mendonin si njerëz dhe ekspertët paralajmërojnë se shkencëtarët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos u japin minjve laboratorë mendime apo ndjenja njerëzore. /FolDrejt/