Edhe pse një numër në rritje i grave po zgjedhin të mbeten shtatzënë më vonë në jetë, ende ekziston një stigmë e caktuar kur bëhet fjalë për gratë shtatzëna mbi 35 vjeç.
Hulumtimi i fundit, rezultatet e të cilit u publikuan në “Journal of the American Geriatrics Society”, treguan një zbulim mjaft interesant nga shkencëtarët, përcjell Fol Drejt.
Ata zbuluan se shtatzënia e mëvonshme ka një efekt pozitiv në trurin e nënës, domethënë parandalon humbjen e kujtesës më vonë në jetë.
830 gra në postmenopauzë morën pjesë në studim dhe shkencëtarët regjistruan kujtesën e tyre verbale, aftësitë funksionale dhe njohjen e përgjithshme.
Ata gjithashtu studiuan moshën në të cilën gratë kishin menstruacionet e para, kur mbetën shtatzënë, sa shtatzëni kishin pasur deri në atë moment dhe faktorë të tjerë të ngjashëm për të zbuluar se si shtatzënia, duke pasur parasysh moshën e tyre, ndikoi në shëndetin e tyre mendor.
Rezultatet treguan se gratë që lindën pas moshës 35 vjeç kishin kujtesë më të mirë, ndërsa nënat që kishin fëmijën e tyre të parë më herët, midis moshës 15 dhe 24 vjeç, kishin shëndet më të dobët dhe aftësi më të dobëta funksionale në të dyzetat e tyre./FolDrejt/