Biologu i njohur Halil Ibrahimi ka njoftuar se e ka zbuluar edhe një lloj të ri të insekteve, transmeton Fol Drejt.
Lloji i ri është gjetur në bjeshkët e Jastrebcit në Serbi ndërsa është emëruar Potamophylax idliri.
Punimi për këtë zbulim është botuar në revistën shkencore Zootaxa, “që është ndër revistat më të rëndësishme të publikimit të llojeve të reja për shkencën.”
Edhe kësaj radhe duket që Ibrahimi ka gjetur një emërtim të veçantë për llojin:
“Lloji është gjetur në bjeshkët e Jastrebcit në Serbi. Emri i llojit është formulim nga shqipja ‘i dëlirë’….”
Hulumtimi, sipas tij, ka filluar para pesë vitesh.
Profesor Ibrahimi për këtë zbulim, ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook./FolDrejt/