Çmimi Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi i është dhënë suedezit Svante Paabo për punën e tij mbi evolucionin njerëzor.
Komiteti i Çmimit tha se ai ka kryer detyrën “në dukje të pamundur” për të gjetur kodin gjenetik të Neandertalit, një prej të afërmve tanë të zhdukur, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu kreu veprën “sensacionale” të zbulimit të homininit të panjohur më parë – Denisova.
Zbulimet e tij ndihmuan në eksplorimin e historisë sonë evolucionare dhe mënyrën se si njerëzit u përhapën nëpër planet.