Shkëndija e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane në Conference League. Kuqezinjtë arritën që të mundin në takimin e parë me rezultatin 2-0 armenët e Ararat, në një ndeshje të dominuar nga skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri.
Tetovarët nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren, teksa në minutën e 21-të me anë të Adenis Shalës, kuqezinjtë gjetën golin e epërsisë. Po në pjesën e parë, në minutat e fundit të saj Valmir Nafiu vulosi edhe shifrat 2-0.
Fitore të rëndësishme mori edhe Gjilani në “Fadil Vokrii”, pasi mposhti 1-0 skuadrën Liepajan me golin e Dabiqajt, i cili rezultoi edhe vendimtar në këtë takim.
Skuadra mike dominoi pjesën e dytë, por nuk mundi të finalizonte rastet e krijuara, duke bërë që sfida të përfundontë në favorin e skuadrës vendase. /f.a/abcnews.al