Kampioni i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës, në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, do të përballet me skuadrën e Murës nga Sllovenia. Sfida e parë do të zhvillohet në Shkup më 6 dhe 7 korrik, ndërsa ndeshja kthyese është planifikuar më 13 dhe 14 korrik. Skuadra fituese do të ketë kundërshtarë më kualitativ në raundin e dytë, ndërsa ajo që humb përballjet, do të vazhdojë garat në Ligën e Konferencave të UEFA-s, raporton Alsat M, percjell Foldrejt.co,