Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ku përfshihen tabela elektronike, kamera sigurie, databaza dhe monitorë të ndryshëm, përmes së cilëve zyrtarët korrektues nga Qendra Operative e ShKK-së do të monitorojnë të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.
Me atë të njoftimit bëhet e ditur se donacioni në fjalë do të ndikojë në rritjen e nivelit të sigurisë brenda dhe jashtë institucioneve korrektuese, ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e dukurive negative, e po ashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës së përditshme të zyrtarëve korrektues.