Shqipëri/ I mituri u dërgua fillimisht në spital nga familjarët e tij për të marrë mjekim mirëpo loja me bombulën e oksigjenit i ka kushtuar jetën.
FIER- Ngjarje e rëndë brenda spitalit të Fierit. Një 2-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur në kokë nga një bombul oksigjeni. I mituri u dërgua fillimisht në spital nga familjarët e tij për të marrë mjekim mirëpo loja me bombulën e oksigjenit i ka kushtuar jetën. Aksidentalisht, njofton policia, bombula e gazit i ka rënë në kokë duke i shkaktuar vdekjen pasi ka marrë shumë dëmtime. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.