Ka ndodhur një incident në pyllin Javor të Suharekës
Një person ka pësuar lëndime gjatë prerjes së drunjve, si pasojë është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal, transmeton Fol Drejt.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke prerë dru në pyll ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/