Kanë kaluar 10 vite që kur një person i armatosur hapi zjarr në shkollën Sandy Hook Elementary në Connecticut, duke vrarë 20 fëmijë dhe gjashtë punonjës të shkollës, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Tragjedia nxiti një shpërthim të kërkesës për kontroll më të rreptë të armëve, në mënyrë që të mos ketë më shumë njerëz të vrarë.
Megjithatë, numri i të vdekurve nga të shtënat në shkolla vazhdon të rritet ndërsa debatet mbi kontrollin e armëve vazhdojnë.
Që nga masakra e Sandy Hook, ka pasur 189 raste të sulme me armë në mjediset shkollore, duke vrarë 279 njerëz.
Në nëntor, një memorial për viktimat e Sandy Hook u hap për publikun, jo shumë larg terrenit të shkollës.
Emrat e viktimave ishin gdhendur në një mur që rrethonte një pemë fiku.
Në mesin e viktimave ishte edhe vajza gjashtëvjeçare e Nelba Marquez-Greene, Ana Grace Marquez-Greene.
“Dhjetë vjet. Një jetë dhe një injorim”, shkroi ajo në Twitter. “Ana Grace, dikur të prisnim të vish në shtëpi. Tani ti na prit neve. Duro vogëlushe. Prit.”
“Ne nuk gjendemi në një pozitë për të pasur një fjalim të sjellshëm lidhur me këtë çështje,” tha ajo.
Pas asaj që, në atë kohë ishte sulmi më i rëndë në shkolla në historinë e SHBA-së, presidenti i atëhershëm Barack Obama u zotua të nxisë përpara legjislacionin gjithëpërfshirës për të reduktuar dhunën me armë, duke adresuar gjithçka, nga madhësia e magazinës së armëve deri te shëndeti mendor.
Por ai u largua nga detyra pa mundur të miratojë ato ligje.
Dhjetë vjet më vonë, presidenti aktual demokrat, Joe Biden, ka rinovuar një premtim për të miratuar një ndalim të pushkëve gjysmëautomatike.
Megjithatë, një debat mbi këtë dhe masa të tjera të propozuara për kontrollin e armëve vazhdon, me prova të paraqitura nga të dyja palët për efektivitetin e tyre në ndalimin e sulmeve në shkolla.
Mbrojtësit e kontrollit të armëve argumentojnë se kufizimet më të forta për qasje janë thelbësore, ndërsa të tjerë argumentojnë se dështimet e sistemit të shëndetit mendor dhe siguria më e mirë në kampuset e shkollave janë shqetësime më urgjente.
Ndërkohë, ka pasur 279 viktima të të gjitha moshave të vrarë në 189 të sulme në shkolla me të paktën një viktimë gjatë dekadës së fundit – duke përfshirë ata të vrarë në Sandy Hook – sipas K-12 School Shooting Database, një grup i pavarur kërkimor jopartiak.
Këto sulme përfshijnë vdekjet nga vetëvrasjet dhe dhuna në familje, si dhe 17 “situata të sulmeve aktive” – të përcaktuara si “kur autori vret dhe/ose plagosë viktima, të synuara ose të rastësishme, brenda kampusit të shkollës gjatë një episodi të vazhdueshëm dhune”.
Ndërsa këto ngjarje përbëjnë një pjesë të vogël të incidenteve totale të sulmeve, ato përbëjnë më shumë se një të tretën e të gjitha viktimave. /FolDrejt/