Në shumë media serbe sot është dhënë lajmi për rrezikun nga bomba të vendosura në disa shkolla të Beogradit, shkruan Fol Drejt.
Menjëherë pas raportimeve, janë alarmuar autoritetet e rendit të cilat ndodhen në gjendje gatishmërie.
Fillimisht është bërë e ditur se një telefonatë e tillë është dërguar në shkollën fillore “Drinka Pavloviq” në Beograd, ndërsa nga shkolla e konfirmojnë informacionin.
Prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimet në këtë shkollë, kanë marrë një mesazh mëngjesin e sotëm që të mos i sjellin fëmijët në klasë për shkak të kërcënimit me bombë.
Një ekip i MPB-së është dërguar në terren, raportojnë mediat e atjeshme.
Telefonatat për vendosje bombash arritën edhe në adresën e shkollës “Laza Kostiq” në Beogradin e Ri.
Gjithashtu ka pasur edhe në shkollën fillore “Kosta Abrasheviq” në Resnik dhe në shkollën fillore “Jovan Miodragoviq” në Vraçar./FolDrejt/