Në shkollat e Prishtinës është bërë vendosja e kamerave të sigurisë.
Kështu ka njoftuar drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, e cila ka thënë se kjo vendosje e kamerave po bëhet me qëllim që të minimizohen rastet e dhunës në shkolla.
“Plani për siguri në shkolla ka fillu të jetësohet! Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë”, është shprehur Musmurati në facebook./FolDrejt/