Shkollë rajonale për siguri “Kërcënimet hibride dhe impakti i tyre i demokracisë – sfida për bashkëpunim rajonal” do të mbahet sot në Shkup, informojnë, informojnë nga Fakulteti i sigurisë-Shkup.
Në ngjarje, siç potencojnë nga Fakulteti, do të mbajnë fjalim drejtori i Agjencisë për siguri nacionale Viktor Dimovski i cili do të flasë për ndikimin e kërcënimeve hibride mbi sigurinë nacionale dhe sfidat rajonale.
Në shkollën rajonale për siguri e cila organizohet nga Fakulteti i sigurisë-Shkup me mbështetje të Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe “Uilfred Martens Qendra për studime evropiane nga Brukseli në bashkëpunim me Qendrën për hulumtime dhe krijime të politikave marrin pjesë profesorë dhe studentë nga vendi, Bullgaria dhe Greqia.
Projekti ofron këmbim, bashkëpunim dhe përforcim të besimit mes mësimdhënësve, nxënësve dhe praktikantëve nga vendi dhe rajoni njëherit do të hulumtohen rrugët e ngushta për bashkëpunim dhe koordinim. Te shtetet e vogla dhe të dobëta me demokraci ende të pazhvilluar mjaftueshëm, ku ekzistojnë problemet ekonomike, papunësia e madhe, varfëria, korrupsioni, popullata etnike dhe religjioze johomogjene, ekziston rrezik real për paraqitje të kërcënimeve hibride. Ende nëse këto shtete janë në linjën e zjarrit në luftën për rendin e ri botëror mes forcave të mëdha, para se gjithash SHBA-ja, Rusia dhe BE-ja – shembujt me Ukrainën, Lindjen e Afërt dhe Ballkanin, atëherë paraqitja e këtyre kërcënimeve është rrezik tërësisht real, citohet në kumtesën e Fakultetit.