Bëhet e ditur se numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së një ndërtese në Aman të Jordanisë, ka shkuar në 10.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë jordaneze, Amir es-Sertavi në një deklaratë tha se ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të punojnë mbi rrënojat e ndërtesës që u shemb më 13 shtator, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se në kuadër të punimeve janë gjetur edhe 4 trupa të pajetë të 4 personave të tjerë dhe se nuk ka ndryshim në numrin e të lënduarve, i cili paraprakisht ishte njoftuar për 10 persona.
Më 13 shtator u shemb një ndërtesë në lagjen Al-Liwaybide të Amanit.
Në deklaratën e fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë tha se numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së godinës shkoi në 6./FolDrejt/