Të paktën 10 persona kanë vdekur pas të shtënave në një studio vallëzimi në qytetin kalifornian të Monterey Park, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Të paktën 10 të tjerë janë plagosur – disa prej tyre janë në gjendje kritike, thotë policia.
Qyteti – i cili është rreth tetë milje (13 km) në lindje të Los Anxhelosit – është shtëpia e një komuniteti të madh aziatik.
Mijëra njerëz ishin mbledhur më parë për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park.
I dyshuari për të shtënat e mbrëmshme është mashkull. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati, thotë policia.
Oficerët thonë se është “shumë herët” për të ditur motivin e të dyshuarit. /FolDrejt/