Numri i viktimave nga bombardimet jashtë një shkolle të mesme në Kabul, ka arritur në 100 dhe 160 persona të plagosur, tha zyra e zëvendëspresidentit afgan, Sarwar Danish.
Tri bomba u detonuan jashtë shkollës fillore Sayed Ul-Shuhada më 8 maj, teksa studentët, shumica prej të cilave vajza adoleshente, ishin duke dalë nga shkolla.
Militantët e Shtetit Islamik dhe talibanët – dy grupe ekstremiste suite – janë fajësuar për sulmet vdekjeprurëse ku janë vrarë qindra persona të komunitetit Hazara gjatë viteve të fundit.
Zyra e zëvendëspresidentit, Danish tha më 21 maj se shumica e të mbijetuarve të sulmit, kanë marrë lëndime të rënda trupore.
Sulmi, përgjegjësinë për të cilin nuk e mori asnjë grup, ishte një prej më vdekjeprurësve që prej se talibanët u rrëzuan nga pushteti më 2001.