Ka arritur në 13 numri i viktimave të shkaktuara si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë të Rusisë mëngjesin e sotëm, shkruan Fol Drejt.
Krahas viktimave, kanë mbetur të plagosur 21 persona, midis të cilëve 14 fëmijë.
Motivi i sulmit ende mbetet i paqartë. Ndërkohë, dega e Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur se trupi i viktimës është zbuluar në vendngjarje, ku mendohet se ka kryer vetëvrasje.
Komiteti Hetues i Rusisë tha se sulmuesi kishte vrarë nëntë persona përpara se të kryente vetëvrasje./FolDrejt/