Është rritur në 1.697 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat muson në Pakistan, që janë efektiv që nga 14 qershori.
Sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar të Pakistanit për Menaxhimin e Fatkeqësive (NDMA), për shkak të shirave muson që janë efektiv që nga 14 qershori kanë humbur jetën 1.697 persona, përfshirë 631 fëmijë dhe 340 gra, ndërsa janë plagosur 12.876 njerëz të tjerë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar mbi 2 milionë shtëpi, si dhe kanë ngordhur mbi 1 milion e 163 mijë kafshë ferme.
Për shkak të përmbytjeve janë shembur 13.097 kilometra rrugë dhe 440 ura, ndërkohë nga katastrofa e përjetuar në vend janë prekur 33.4 milionë njerëz./FolDrejt/