Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazığ kanë humbur jetën sëpaku 16 persona, ndërsa në Malatya pesë të tjerë. Poashtu numri i plagosurve llogaritet mbi 1030.
Në një njoftim, AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 dhe 5 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është rreth 100.
Momentohet se nën rrënoja janë edhe rreth 30 persona tjerë./Foldrejt.com