Numri i personave që humbën jetën nga i nxehti ekstrem në Korenë e Jugut është rritur në 23, pothuajse trefishi i numrit të personave që humbën jetën nga vala e të nxehtit në vitin 2022, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Siç raporton Yonhap News me bazë në Seul, nga 20 maji deri në fund të korrikut u regjistruan 21 vdekje të shkaktuara nga sëmundjet e lidhura me motin e nxehtë, ndërsa dy vdekje të tjera u raportuan dje.
Autoritetet e kanë ngritur alarmin për valën e të nxehtit në “serioz”, respektivisht në nivelin më të lartë në sistemin e paralajmërimit në katër faza.
Që nga mesi i qershorit, kombi i Azisë Jugore ka përjetuar një mot jashtëzakonisht të nxehtë për shkak të fillimit të alarmeve të para të sezonit për valët e të nxehtit.
Temperaturat janë rritur afërsisht 35 gradë Celsius në shumë rajone në të gjithë vendin.