Tre persona u vranë dhe 19 persona u shpëtuan pas një sulmi me dron “kamikaze” që synonte Kievin të hënën, sipas një zyrtari të lartë ukrainas.
“Deri tani, numri i njerëzve të vrarë si rezultat i një sulmi me dron kamikaz në një ndërtesë banimi është rritur në 3. 19 persona janë shpëtuar,” tha Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i zyrës së presidentit, në Telegram, raporton CNN.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kryeqytetin ukrainas ndërsa shërbimet e urgjencës punojnë për të nxjerrë njerëzit nga poshtë rrënojave./FolDrejt/