Rritet në 31 numri i personave që humbën jetën si pasojë e shpërthimit dje të një cisterne karburanti në Tunelin Salang, e vetmja pikë kalimi që lidh provincat veriore të Afganistanit me kryeqytetin Kabul.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të qeverisë së përkohshme talebane, Sharafat Zaman, ka ndarë me shtypin informacionet e fundit lidhur me ngjarjen, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zaman konfirmoi se në aksidentin e ndodhur në tunel deri më tani është rritur në 31 numri i personave që kanë humbur jetën, ndërsa i të plagosurve në 37.
Pasi konfirmoi se ka persona që kanë mbetur nën rrënoja, Zaman deklaroi se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.
Teksa nuk është hapur ende për trafikun tuneli Salang në të cilin ndodhi dje aksidenti si pasojë e përmbysjes së një cisterne karburanti në orët e para të mëngjesit, dëshmitarët theksojnë se zjarri vazhdon pasi në mesin e kamionëve të djegur brenda tunelit ka kamionë të ngarkuar me qymyr./FolDrejt/