Një grua e moshuar u shpëtua nga rrënojat në Turqi 212 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi juglindjen e vendit, raporton AA.
“Në provincën turke të Adiyaman, 212 orë pas tërmetit, një grua 77-vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat. Fatma Gungor u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qendrën administrative të provincës me të njëjtin emër. Viktima është shtruar në spital. “Të afërmit e mbledhur të gruas falënderuan shpëtimtarët”, raporton agjencia.
Sipas raporteve të fundit, më shumë se 41,000 njerëz vdiqën në dy tërmete të fuqishme që tronditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, transmeton Fol Drejt.