Agjencia e Shëndetësisë Publike në Zvicër njoftoi se numri i të vdekurve nga koronavirusi në shtetin helvetik ka shkuar në 540.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër nga koronavirusi vdiqën 56 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Rritje shënoi edhe numri i të infektuarve. Nga 19303 sa ishte të premten, kjo shifër të shtunën shkoi në 20 mijë e 278 persona.
Ndonëse nuk është në mesin e vendeve me popullsi të madhe, Zvicra ka numër relativisht të madh të rasteve të infektimeve dhe viktimave të koronavirusit, në krahasim me vendet e tjera evropiane.