Numri i refugjatëve që ikin nga lufta në Ukrainë dita-ditës po shkon duke u rritur.
Sipas OKB-së, numri i atyre që kanë lënë Ukrainën deri sot, ka arritur në dy milionë, shkruan BBC.
Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, e quajti më parë eksodin masiv nga vendi kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore./FolDrejt/