Ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër mbeturina për të gjetur të mbijetuar nga një tërmet i fuqishëm që rrëzoi shtëpi dhe ndërtesa në një zonë shumë të populluar të provincës Java Perëndimore të Indonezisë, duke vrarë të paktën 268 njerëz, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.
151 persona të tjerë mbeten të zhdukur dhe më shumë se 1,000 u plagosën, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB).
Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi rajonin Cianjur në Java Perëndimore rreth orës 13:21. sipas kohës lokale të hënën në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), duke shkaktuar shembjen e ndërtesave ndërsa mësimet në shkollë ishin duke u zhvilluar.
Shkalla e vdekjeve dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga tërmeti u bë gjithnjë e më e qartë të martën, pasi zyrtarët raportuan mospërputhje të mëparshme në numrin e raportuar të vdekjeve.
Më shumë se 22,000 shtëpi u shkatërruan dhe mbi 58,000 njerëz janë zhvendosur, tha të martën gjeneralmajori i BNPB Suharyanto./FolDrejt/