Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar 3-milionëshin, përderisa vala më e re e pandemisë po e sfidon procesin e vaksinimit në mbarë globin.
Numri i viktimave të Covid-19 përsëri po rritet, sidomos në Brazil dhe Indi.
Në bazë të të dhënave të agjencisë, është nevojitur më shumë se një vit që numri i viktimave të arrijë në dy milionë, ndërsa milioni i tretë i të vdekurve u arrit për rreth tre muaj.
Rajoni me numrin më të lartë të viktimave është Evropa, me rreth 1.1 milion të vdekur. Rreth 60 për qind e tyre janë shënuar në vetëm 5 shtete – Britani, Francë, Italia, Gjermani dhe Rusi.