Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë juglindore më 6 shkurt është rritur në 42.310, njoftoi sot Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Siç deklaroi ajo, tërmeti u pasua nga 7184 pasgoditje të tjera, transmeton Anadolia.
Tërmete të forta, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter, goditën Turqinë më 6 shkurt dhe u ndjenë edhe në Siri, ku humbën jetën mijëra njerëz./FolDrejt/