Një grua 40-vjeçare është nxjerrë nga rrënojat në qytetin e Gaziantep në Turqi, shtatë ditë pas një tërmeti të fortë të hënën e kaluar.
Sipas të dhënave të fundit, të paktën 29,605 persona kanë humbur jetën në Turqi në dy tërmete të mëdha.
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Siri ka arritur në 8500, tha drejtori i OBSH-së për emergjencat në rajonin e Mesdheut Lindor, Rick Brennan, transmeton Fol Drejt.