Një person është ankuar në polici pasi i ishte vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave të gatshme.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Brezovicë, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë në qendrën e skijimit në Brezovicë, kishte parkuar veturën në parking dhe në veturë kishte pasur para të gatshme.. Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur paratë. Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me qelës. Rasti nën hetime”, është shprehur policia në raport./FolDrejt/