Dronët turq Bayraktar AKINCI (TİHA-sulmues me armë) në Qendrën e Trajnimit dhe Testimit të Fluturimit AKINCI u mblodhën si një flotë për shkrepjen kolektive të fotografive dhe videove.
Në një deklaratë nga kompania Baykar thuhet se vazhdon procesi i zhvillimit dhe prodhimit të Bayraktar AKINCI TİHA, i cili zhvillohet në nivel kombëtar dhe unik nga Baykar në kuadër të projektit AKINCI të kryer nën udhëheqjen e Presidencës së Industrive të Mbrojtjes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më tej bëhet e ditur se 3 dronë AKINCI TİHA që përdoren për aktivitete stërvitore dhe testuese në Komandën e Aeroportit Çorlu dhe 4 dronë AKINCI TİHA që do t’i dorëzohen Komandës së Forcave Ajrore, morën pjesë së bashku në xhirimin e fotove dhe videove.
Në pamjet e bëra mbi pistë u paraqitën pamje mbresëlënëse. Mbledhja e 7 dronëve AKINCI TİHA së bashku krijoi një pamje të paharrueshme.
Në flotën AKINCI, e cila u mblodh për xhirime, u përfshinë 3 AKINCI TİHA të përdorura nga Baykar për trajnim fluturimi dhe aktivitete testimi dhe 4 Bayraktar AKINCI B me një fuqi totale motorike prej 1500 HP, e përbërë nga 2 motorë (2X750 HP), që do t’i dorëzohen komandës së Forcave Ajrore./FolDrejt/