Këto janë disa nga fjalët që shkrimtarët e famshëm i kushtuan për shkrimtarët e tjerë të njohur, fjalë që duken befasuese.
Leon Tolstoi për William Shakespeare-in: “Unë do të provoj se Shekspiri nuk vlen për asgjë”.
Friedrich Nietzsche për Danten: “Një hienë që shkruan poezi në mbishkrime varresh”.
George Byron-i për John Keats-in: “Ja, John Keats-i shkruan poezi krevati dhe tri novela dhe nuk di përse… Mjaft më me Keats-in”.
Charles Baudelaire për Voltaire-n: “Bezdia ime u formësua në Francë – kurse shkaku kryesor është se këtu gjithçka i ngjan Volterit, mbretit të marrëzisë, princit të sipërfaqes, anti artistit dhe përfaqësuesit të nevojave femërore”.
Gustave Flaubert për George Sand-in: “Një lopë e madhe plot me bojë”
Robert Luis Stivenson për Walt Whitman-in: “Një qen i madh, si i çliruar prej zinxhirëve, që endet nëpër botë dhe i leh hënës”.
Vladimir Nabokovi për Dostojevskin: “Dostojevski ka mungesë të shijes”.
Gertrude Stein për Ezra Pound-in: “Interpretues fshati. I shkëlqyeshëm nëse keni jetuar në fshat. Nëse jo atëherë nuk ja vlen”.
Herbert Wellsi për George Bernard Shaw-in: “Një fëmijë idiot që çirret në spital”.
Joseph Conrad për David Herbert Lawrence-in: “Pleh i rëndomtë dhe asgjë tjetër, vetëm vrazhdësi”.
Vladimir Nabokov mbi Joseph Conrad-in: “Nuk mund ta duroj stilin e Conrad-it, plot me dyqane suveniresh, anijesh të qelqta dhe gjerdane nga klishetë romantike të njeriut”.
Dylan Thomas për Rudyard Kipling-un: “Zotëri Kiplingu qëndron para të gjithëve në botën e tij amorale ku dëshiron të jetë ndryshe”
William Faulkner-i për Ernest Hemingway-n: “Ai asnjëherë nuk ka përdorur ndonjë fjalë që do ta detyronte lexuesin ta hapte fjalorin”.
Ernest Hemingway për William Faulkner-in: “I mjeri Faulkner… A mendon se ndjenjat e fuqishme vijnë nga fjalët e mëdha?“
Oscar Wilde për Alexander Pope-in: “Ekzistojnë dy shkaqe përse nuk duhet ta duam poezinë. Shkaku i parë – të mos e duash. I dyti – pasi e lexon Aleksandër Poupin“.
Vladimir Nabokov për Ernest Hemingway-n: “Për sa i përket Heminguejit, e kam lexuar në fillim të dyzetave… diçka mbi kambanat, topat dhe demat… u ngulfata”.
Henry James për Edgar Allan Poe-n: “Entuziazmi për veprat e Posë është shenjë për një etapë primitive të të menduarit”.
Truman Capote për Jack Kerouac: “Ai shkruan, ai vetëm shtyp tastet e makinës”.
Artur Vogt për Marcel Proust-in: “E lexova Prustin për herë të parë. Gjëra shumë të varfra. Mendoj se ka defekte mendore”./FolDrejt/