Sot, në Universitetin e Pragës, do të flitet për kontributin e albanologut Jan Urban Jarnik (1848-1923) dhe për letërsinë shqipe, transmeton Fol Drejt.
“Mbrëmja shqiptare” në Pragë do të jetë e dy shkrimtarëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.
Nga Kosova do të prezantohet shkrimtari Ag Apolloni, ndërsa nga Shqipëria shkrimtari Stefan Çapaliku.
Prezantimin e tyre do ta bëjnë Prof. Dr. Orkida Backus Borshi (e cila ka përkthyer në çekisht romanin “Ulurima e Ujkut” dhe është duke e përkthyer “Një fije shprese, një fije shkrepëse”), dhe Jakub Třešňák (i cili ka përkthyer pjesë nga dramat e Çapalikut).
Eventi është organizuar nga Prof. Dr. Jaroslav Otčenášek, shef i katedrës së Ballkanistikës në Universitetin e Karlit, në Pragë, si dhe nga profesoresha Borshi, ligjëruese në atë katedër. Gjithashtu, për realizimin sa më të mirë të eventit kanë kontribuar edhe ambasada kosovare dhe ajo shqiptare në Pragë, znj. Albesjana Iberhysaj dhe z. Ilirian Kuka.
Takimi do të mbahet sot nga ora 17:00./FolDrejt/