Shkrimtari amerikan Stephen King i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë luftën në Ukrainë dhe bombardimin e civilëve, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Për dashurinë e Zotit, Rusisë, ndaloni këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë. Ndaloni bombardimet e civilëve të paarmatosur. Putini duhet të tërhiqet”, shkroi King në Twitter.
King dënoi publikisht pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, i quajti sulme terroriste sulmet me raketa ruse ndaj objektivave civile në Ukrainë dhe tha se nuk do të nënshkruante më kontrata me shtëpitë botuese ruse. Më 26 janar, Rusia kreu një valë të re sulmesh raketore kundër Ukrainës, duke vrarë 11 persona dhe plagosur 11 të tjerë. /FolDrejt/