Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Shkrimtari që ëndërronte një botë pa kufij

3 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shkrimtari i mërguar vrau veten nga dëshpërimi prej nazizmit. Por përpara se të ikte, ai thoshte se Brazili ishte bërë ajo që ai kish ëndërruar të bëhej Europa…

Nga Benxhamin Ram

75 vjet më parë, në shkurt 1942, shkrimtari më i pëlqyer në Europë kreu vetëvrasje në një shtëpi në qytetin brazilian të Petropolisit, 10 000 kilometra larg vendlindjes së tij, Vienës. Në vitin para se të vdiste, Stefan Cvajg përfundoi dy studime ballafaquese – “Bota e djeshme: Kujtimet e një Europiani”, një elezi për një qytetërim tashmë të konsumuar nga lufta, dhe “Brazili: Toka e të ardhmes”, një portret optimist i një bote të re. Historia e këtyre dy librave, dhe e refugjatit që i shkroi ato, ofron një udhërrëfyes në kurthin e nacionalizmit dhe traumën e mërgimit.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Cvajg kishte lindur në vitin 1881 në një familje të kulturuar dhe të pasur hebrenjsh në Vienë, kryeqyteti i perandorisë së Habsburgëve, ku austriakët, hungarezët, sllavët dhe hebrenjtë, mes shumë të tjerëve, bashkëjetonin në harmoni. Sundimtari i tyre ishte poligloti Franc-Jozefi I, i cili në fillimin e mbretërisë së tij në vitin 1867, shpalli se “Të gjithë racat e perandorisë kanë të drejta të barabarta, dhe secila racë ka një të drejtë të pacënueshme për ruajtjen dhe përdorimin e kombësisë dhe gjuhës së vet”.

Franc Jozefi ishte një autokrat i fortë, dhe mbretërimi i tij nuk duhet të romantizohet, por i ofroi Cvajgut një model të pluralizmit kulturor, në një kohë kur Evropa ishte duke u konsumuar në nacionalizëm. Biografi i tij George Prochnik vëren se Cvajgu bënte thirrje për themelimin e një universiteti ndërkombëtar, me degë në çdo kryeqytet të madh evropian, si dhe një programi shkëmbimesh me rotacion, i cili do të prezantonte të rinjtë me etni dhe fe të tjera.

Cvajgu filloi të shkruajë “Bota e Djeshme” pas largimit nga Austria në vitin 1934, duke parashikuar nazifikimin e atdheut të tij. Ai e përfundoi draftin e parë në Nju Jork në verën e vitit 1941, dhe postoi versionin përfundimtar, shtypur nga gruaja e tij e dytë Lotte Altmann, duke ia dërguar botuesit, një ditë para vetëvrasjes së tyre të përbashkët. Tashmë, perandoria e Habsburgëve ishte “zhdukur pa lënë gjurmë”, shkruan ai, dhe Vjena ishte “katandisur në statusin e një qyteti provincial gjerman”. Cvajgu u bë pa shtetësi: “Pra, unë i përkas tani askundit, unë jam një i huaj, apo në rastin më të mirë, një mysafir kudo”.

Kujtimet Cvajgut janë kthjelluese, në portretizimin që i bëjnë natyrës çorientuese të mërgimit. Në qytetet ku dikur Cvajgu brohoritej, tashmë librat e tij digjeshin; epoka e artë e “sigurisë dhe prosperitetit dhe rehatisë” ia kishte lënë vendin revolucionit, paqëndrueshmërisë ekonomike dhe nacionalizmit, “murtaja fundit që ka helmuar lulen e kulturës sonë evropiane”. Vetë koha është ndërprerë: “Të gjitha urat janë thyer mes të sotmes, të djeshmes dhe të pardjeshmes”.

Pa gjurmë

Një nga shqetësimet më të mëdha të Cvajgut ishte humbja e shtëpisë së tij gjuhësore. Ai ndjente “një turpërim të fshehtë dhe torturues”, që ideologjia naziste ishte “konceptuar dhe hartuar në gjuhën gjermane”. Ashtu si poeti Paul Celan, i cili kreu vetëvrasje në Paris, Cvajg mendonte se gjuha e Shilerit, Gëtes dhe Rilkes ishte pushtuar nga nazizmi, dhe ishte deformuar në mënyrë të pakthyeshme. Pasi u zhvendos në Angli, ai ndjehej “i burgosur në një gjuhë, të cilën nuk mund ta përdor”.

Tek “Bota e djeshme”, Cvajgu përshkruan lehtësinë e udhëtimit pa kufij, para vitit 1914 – vizitave në Indi dhe SHBA, pa pasur nevojë për një pasaportë apo vizë – një situatë e pakonceptueshme kjo, për brezin midis dy luftërave. Tani ai, ashtu si të gjithë refugjatët, përballej me poshtërimin e negociimit me një burokraci të ngathët. Cvajgu përshkruante “burokraciofobinë” e tij të fortë, teksa zyrtarët e emigracionit i kërkonin gjithnjë e më shumë dëshmi identiteti. Vetë Cvajgu u thoshte me shaka miqve të tij, se në përshkrimin e punës, kishte vendosur: “Dikur shkrimtar, tani ekspert në viza”.

Teksa forcat e Hitlerit përhapeshin në të gjithë Evropën, Cvajgu u zhvendos nga banesa e tij në Bath në Mbretërinë e Bashkuar, në Ossining, Nju Jork. Atje ai ishte pothuajse i panjohur për të gjithë, përveç refugjatëve të tjerë, të cilët nuk kishin lidhjet dhe rehatinë e tij materiale, dhe që shpesh i bënin apel bujarisë së tij legjendare. Cvajgu nuk ndjehej në shtëpi në SHBA – ai e konsideronte amerikanizimin, si shkatërrimin e dytë të kulturës evropiane, pas Luftës së Parë Botërore – dhe shpresonte të kthehej në Brazil, i cili e kishte magjepsur gjatë një turneu leksionesh në vitin 1936.

“Brazili: Toka e të ardhmes”, është një lartësim lirik i një kombi, bukuria dhe bujaria e të cilit i kishin lënë përshtypje të thella Cvajgut. Ai ishte shumë i befasuar nga ky vend, dhe qortonte veten për injorancën dhe “arrogancën europiane”. Cvajgu shkruan për historinë, kulturën, ekonominë dhe gjeografinë e Brazilit, por mendimet e vërtetë të librit burojnë nga këndvështrimi që ai ka për kontinentin e tij.

Në përshkrimin e Cvajgut, Brazili shndërrohet në gjithçka që ai do që Europa të jetë: sensuale, intelektuale, e qetë dhe e kundërvënë ndaj militarizmit dhe materializmit. Në Brazil nuk ka “fanatikët e racës” si në Europë, nuk ka “skena të ekstazive të çmendura dhe adhurimit të heronjve” si në Europë, nuk ka “nacionalizëm të marrë dhe imperializëm” si në Europë, dhe nuk ka “vetëvrasje” si në Europë.

Në kadencat shabllone dhe ngjyrat e saj, Brazil është rrënjësisht i ndryshëm nga imazhi ndrydhur Zëeig së Habsburgëve Vjenës, por bukuria e identitetit të saj hibrid duket se përligj opinionin e tij. Në Brazil, pasardhësit e Afrikës, portugeze, gjermane, italiane, sirianë dhe japoneze emigrantët përzier lirisht: “të gjitha këto gara të ndryshme jetojnë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin”. Brazil mëson ‘civilizuar’ Evropën si të jetë i qytetëruar: “Ndërsa bota jonë e vjetër është më shumë se sunduar ndonjëherë nga përpjekje të çmendur për të rriten njerëz racore kulluar, i ngjashëm garë-kuaj dhe qentë, kombi Brazilian për shekuj me radhë ka qenë e ndërtuar mbi parimin e një martesë e përzier pa pagesë dhe të unsuppressed … Ajo është duke shkuar për të parë fëmijët e të gjitha ngjyrave – çokollatë, qumësht, dhe kafe – vijnë nga shkollat e tyre krah-për-krah … nuk ka ngjyra-bar, ka ndarje, nuk ka klasifikimi arrogant. .. për të cilët këtu do të krenohem me pastërti absolute racore? “

…

Stefan Cvajgu besonte në një botë pa kufij, por ai erdhi e u përcaktua prej tyre: “Kriza ime e brendshme konsiston në atë, që unë nuk jam në gjendje të identifikohem me unin e pasaportës sime, me vetveten e mërgimit”. Kjo gjë e mundonte Cvajgun (“Ne jemi vetëm fantazma – ose kujtime”) dhe në letrën e vetëvrasjes, ai shkruante se ishte “i lodhur nga vite të tërë bredhjesh pa një shtëpi”. Stefan dhe Lotte, të dy bashkë shkruanin: “Ne nuk kemi të tashme dhe të ardhme … Ne vendosëm, të lidhur në dashuri, që të mos e lëmë njëri-tjetrin”. / Marrë me shkurtime nga BBC – Në shqip nga www.bota.al

Tags: LetersishkrimtarStefan Cvajg
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kriza energjetike: A është fajtore edhe Evropa?

Lajmi tjetër

Italia në prag të krizës së madhe, qeveria njofton masat kufizuese

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM