Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se shkrimtari turk, Orhan Pamuk, do të vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji, ku do të flasë për veprimtarinë e tij, shkruan Fol Drejt.
“Kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk.”, shkroi Çeku në Facebook.
Ministri Çeku theksoi se si një shkrimtar që është përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës.
Ai shtoi se për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë. /FolDrejt/