Mbetjet njerëzore të gjetura në një akullnajë afër Matterhorn-it të famshëm të Zvicrës janë konfirmuar se janë trupi i një alpinisti gjerman i zhdukur që nga viti 1986, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Zbulimi është i fundit në një numër sekretesh të mbajtura prej kohësh që kanë zbuluar akullnajat alpine, që tani po tkurren me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike.
Trupi u zbulua në fillim të këtij muaji nga alpinistët që kalonin akullnajën Theodul mbi Zermatt.
Ata vunë re një çizme hiking dhe crampona që dilnin nga akulli.
Analiza e ADN-së tregoi se trupi ishte i një alpinisti gjerman, i cili u zhduk 37 vjet më parë. Një operacion i madh kërkim-shpëtimi në atë kohë nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të tij.
Policia nuk e përmendi emrin e alpinistit, por tha se ai ishte 38 vjeç kur u zhduk gjatë një ecjeje.
Akullnaja Theodul, si akullnajat nëpër Alpe, ka treguar një tërheqje të dukshme në vitet e fundit. Është pjesë e rajonit të famshëm të skive të Zermatt gjatë gjithë vitit, më i larti në Evropë.
Por fushat e akullit alpin janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ngrohjes globale. Deri në vitet 1980, Theodul ishte ende i lidhur me fqinjin e tij – akullnajën Gorner – por të dy tani janë ndarë.
Pothuajse çdo verë, akulli i shkrirë zbulon diçka, ose dikë, të humbur për dekada. Vitin e kaluar rrënojat e një avioni që u rrëzua në 1968 dolën nga akullnaja Aletsch.