A e dini se Mocart tregoi aftësi të jashtëzakonshme që nga fëmijëria e tij e hershme?
Ai kompozoi nga mosha pesëvjeçare dhe interpretoi përpara familjeve mbretërore Evropiane. Biografë të shumtë tregojnë për dhuntinë fenomenale të fëmijës mrekullibërës, për dëgjimin e tij unik dhe kujtesën e jashtëzakonshme.
Në total, Mozart shkroi mbi 600 pjesë muzikore, duke përfshirë 16 mesha, 14 opera, 41 simfoni, 27 koncerte për piano, 5 koncerte për violinë, 8 koncerte për instrumente frymore dhe orkestër e shumë të tjerë. Jeta e Mozartit ishte e shkurtër, shkruan a2news. Ai vdiq në moshën 35-vjeçare dhe ngelet kompozitori me më ndikim në epokën moderne.