Në qytetin e Prishtinës dje është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një shkrim me të cilën e mbështeste dhunën ndaj grave.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse rasti duke u hetuar, njofton policia.
“Rr. Mehmet Gradica, Prishtinë 09.03.2022 – 10:05.Është intervistuar me 11.03.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një shkrim me të cilën e mbështeste dhunën sistematike ndaj grave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.