Një makinë është djegur pothuajse plotësisht, gjatë natës së kaluar, në Sarandë.
Gazetarja Shpresa Dine sjell pamje ndërsa raporton se mjeti tip “Benz”, me targë SR 6605 B, ndodhej i parkuar përpara një biznesi, në fshatin Gjashtë të Sarandës, kur ka shpërthyer në flakë. Nuk dihen ende shkaqet ë djegies së mjetit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të vërtetën.