Rreth 70 infermierë dhe mjekë që punonin në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Malaga rezultuan pozitive për koronavirus pas pjesëmarrjes së tyre në një festë Krishtlindjesh, sipas autoriteteve shëndetësore.
Më konkretisht, 68 nga anëtarët e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Universitar të Malagës, rezultuan pozitive me Covid. Autoritetet lokale shëndetësore thanë se po hetonin burimin e infeksionit.
Të infektuarit me Covid-19 kishin kryer një test antigjeni dhe një pjesë tjetër ishin vaksinuar kundër Covid. Sipas informacioneve deri më tani, të infektuarit kanë zhvilluar simptoma të lehta./abcnews.al