Pavarësisht se nga ora 21.00 në qytetin e Shkupit vlen ora policore, ku asnjë person nuk mund të dalë nga shtëpia përveç rasteve urgjente mjekësore, duket që kjo nuk ka ndihmuar që ajri i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut të mos jetë i ndotur, informon foldrejt.com.
Në natën mes 25 dhe 26 marsit 2020, qyteti i tretë më i ndotur i botës ka qenë Shkupi, pas Chiang Mai (Tajlandë) dhe Dhaka (Bangladesh). Grimcat PM10 kanë arritur vlerën deri 170, duke u llogaritur si ajër tepër i pashëndetshëm.
Këto përllogaritje të 25 dhe 26 marsit, sipas iqair.com, tregon më së miri se veturat nuk janë problemi i vetëm për ajrin e ndotur të Shkupit, por edhe ngrohja qendrore dhe djegia e pakontrolluar e mbeturinave në Drisllë./Foldrejt.com