Athina sot pritet të dërgojë Notë verbale deri tek Shkup me të cilën do të informojë se Greqia e ka ratifikuar edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësim në NATO, paralajmëroi dje ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, njofton korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.
Jorgos Katrugalos, në një intervistë për agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, i sqaron hapat e ardhshëm pasi Parlamenti grek të premten dha dritë të gjelbër për Protokollin për anëtarësim në NATO, ndërsa më 25 janar e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës.
“Të hënën do të dërgohet Nota verbale që do të informojë për ratifikimin e marrëveshjes dhe në vazhdim Maqedonia e Veriut do ta informojë KB-në, por edhe të gjitha vendet anëtare që e njohën nën emrin kushtetues, ashtu që prej tani e tutje njohja do të jetë me emrin e ri kushtetues. Edhe natyrisht, nga e hëna fillojnë obligimet e saja, në brendësi t’i ndryshojë emrat e rrugëve, të objekteve, të dokumenteve që e kanë emrin e vjetër, siç është dakorduar”, sqaron Katrugalos, për agjencinë greke të lajmeve.
Shefi alternativ i diplomacisë greke për ANA-MPA, në pyetjen nëse nga java e ardhshme do të obligohet ta shfrytëzojë emrin e ri, përgjigjet pozitivisht dhe shton se Marrëveshja e Prespës është e qartë lidhur me këtë.