Numri i të infektuarve në Maqedoni është shtuar ndjeshëm, veçanërisht 24 orëve të fundit ku janë testuar pozitivisht 19 persona tjera me Covid19, shkruan foldrejt.com. Tashmë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 67, prej të cilëve 34 nga Shkupi, 30 nga Dibra dhe një prej Gostivarit, Shtipit dhe Ohrit.
Ky numër i madh ka sjellë edhe veprime të reja nga qeveria, ku si fillim ushtria detyrohet të kontrollojë gjithë kufirin me Maqedoninë Veriore dhe konferencat e ardhshme për shtyp të qeverisë do mbahen online dhe pa prezencën e gazetarëve./Foldrejt.com