Mungesa e personelit të zjarrfikësve është një çështje që bëri bujë goxha shumë verën e vitit të shkuar. Atëkohë, temperaturat e larta bënin që vendi, herë pas here, të përfshihej nga zjarret në fusha e male.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent evidentoi dhe theksoi se kishte mungesë stafi, për çka më datën 4 gusht 2021 hapi një konkurs, ku planifikonte të merrte në punë 12 zjarrfikës dhe 4 vozitës të zjarrfikësve në qytete të ndryshme si në Podujevë, Gjilan, Malishevë, Gjakovë, Suharekë e Skenderaj.
Për të qenë pjesë e rekrutimit, kandidatët duhet të plotësonin disa kritere e të posedonin disa dokumente, në mesin e tyre edhe kategorinë C të vozitjes.
Mirëpo, ky kriter mesa duket ishte i vlefshëm vetëm në fletën e konkursit e jo edhe në praktikë.
Mungesa e kategorisë C në patentë shoferin e kandidatit Urim Musmurati nuk ishte pengesë që ai të fitonte pozitën e shoferit të zjarrfikëseve në Gjilan.